
Gjatë ditës së djeshme një person nga Mitrovica nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje, shkruan Mitropol.
Ai ka ushtruar dhunë ndaj dy grave, prej nga si pasojë ato kanë marrë trajtim mjekësorë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.







