Dukato 2
KOSOVËLAJME

Aksidenti në Grabanicë të Klinës, tre persona të lënduar – të përfshira tre vetura

“Mitropol” raportoi ekskluzivisht sot për një aksident trafiku ku një veturë ka përfunduar skaj rrugës në rrugën magjistrale Klinë-Pejë.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka dhënë detaje shtesë rreth rastit.

Premium Store

Nga policia kanë thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre vetura dhe si pasojë e kësaj tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Mitropol” ka siguruar pamje nga aksidenti ku vetura shihet se ka pësuar dëme të mëdha.

Koha