Serbi nën ndikimin e alkoolit i prezentohet si doganier Policisë së Kosovës, dërgohet në mbajtje

Foto ilustrim
Gjatë ditës së djeshme një serb në Zveçan i është prezentuar Policisë së Kosovës si doganier, shkruan Mitropol.
I dyshuari kishte refuzuar t’i jepte policisë dokumentet e identifikimit si dhe nën ndikimin e alkoolit kishte refuzuar të bënte alkotestin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa rasti është iniciuar si “Prezantim i rremë si person zyrtar”.