Active 2
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës bastís dy lokacione në Veri të Mitrovicës, konfiskon kamera, radio-baza e dylbi

Policia e Kosovës ka kryer dje bastisje në dy lokacione në Veri të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Gjatë bastisjes janë gjetur e konfiskuar dy kamera, dy hard-diska, radio-baza, motorola, dhe një palë dylbi.

Active

Në raportin e policisë thuhet se kontrolli ka ndodhur pasi që kanë pranuar informata lidhur me veprën “Fotografim dhe Inçizim i paautorizuar”.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, derisa njësitet policore janë në kërkim të dy personave të dyshuar serb lidhur me këtë rast. Rasti duke u hetuar.”, thuhet tutje në raport.

Weelnes