
Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmë për dy familjet kosovare. Dy nga më të dashurit e familjes Hoxhaj dhe Rexhepi, humbën jetën tragjikisht pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra nga një aksident trafiku.
Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, dy viktimat e këtij aksidenti janë mërgimtarët Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.

Mësohet se viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave, të cilët thanë se miqtë e të afërmit e tyre do të njoftohen për ceremonitë e varrimit.








