Aurora Group
02LAJME

Arrestohet një person në Mitrovicë për posedim të marihuanës

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Gjatë ditës së djeshme Policia ka arrestuar një person në lagjen “Luan Haradinaj” në Mitrovicë, pasi të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë, shkruan Mitropol.

Market Florenti

“Gjatë kontrollit,  i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.54 gram ndërsa në shtëpinë e tij i janë gjetur: 136.4 gram narkotikë marihuanë dhe një peshore digjitale”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Mitropol/

Premium Store