02LAJME

Ekskluzive: Të gjithë minatorët e lënduar lehtë lirohen në shtëpi, vetëm 2 nga ta ndodhen në Spital

Ditën e sotme 13 minatorë të Minierës së Trepçës kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit, shkruan Mitropol.

Pas lëndimeve të marra ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Prej 13 minatorëve të lënduar, 2 prej tyre kanë pësuar lëndime më të rënda.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Drejtori Mjekësor i Spitalit, Gëzim Berisha ka konfirmuar për Mitropol se pas trajtimit të marrë, vetëm dy minatorë po trajtohen ende në spital në repartin e Oftalmologjisë.

“Dy minatorë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë po trajtohen ende në spital, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi”, tha Berisha për Mitropol.