Medi
02LAJME

Ndërtohet pa leje një objekt në kulmin e “Mall of Mitrovica”, rrënohet nga inspekcioni nën asistimin e policisë

Në mënyrë të paligjshme ka filluar ndërtimi i një objekti në kulmin e qendrës tregtare të njohur si “Mall of Mitrovica” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Pas këtij veprimi, Inspektorati i Komunës së Mitrovicës ka marrë masa.

Tripika

Inspektorati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar rrënimin e atij objekti të ndërtuar pa leje.

Drejtoria e Inspekcionit ka bërë thirrje ndaj qytetarëve e bizneseve që të respektojnë ligjin dhe kërkojnë autorizimet e nevojshme për ndërtime.

Premium Store