Aurora Group
02LAJME

Mitrovicë: Shpërthim i dyshuar me mjet eksploziv, dëmtohet një shitore në Shipol

Një rast i rëndë është raportuar në Mitrovicë, ku dyshohet se është përdorur një mjet shpërthyes gjatë natës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhaxheret” në Shipol, ku viktima B.Th., rreth 57-vjeçar ka raportuar se gjatë natës kishte dëgjuar një shpërthim pranë shtëpisë së tij, por vetëm mëngjesin e sotëm ka zbuluar pasojat.

Premium Store

Ai ka parë se xhamat e shitores ishin thyer, ndërsa trotuari i dëmtuar, çka ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për përdorim të një mjeti eksploziv.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet e para. Me autorizim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet janë në vazhdim për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Weelnes