Nëna e 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e vërshimeve në Pejë është gjetur e vdekur.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё ka njoftuar se me datё 25 qershor 2023, pas kërkimeve nga njësitet policore rreth orёs 01:20, është viktima e dytë nga këto të reshura.
Fillimisht, nëna e fëmijës ishte raportuar si personi i zhduku, përderisa pas gjetjes së saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Policia ka treguar se edhe në lagjen “Fidanishte” dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e vërshimeve dhe se të njëjtit janë në tretman mjekësor.
Situata aktualisht është raportuar e qetë në Pejë, shiu është ndalur përderisa nga komuna është thënë se ekipet e nevojshme janë ende në terren.