KOSOVËLAJME

Veturën që iu vodh në shtëpi, rahovecasi e gjen pas 20 ditësh në Mitrovicë

Është gjetur në Mitrovicë Citroeni që humbi në Çifllak të Rahovecit mëngjesin e 9 qershorit.

Burime të Indeksonline pranë policisë pohojnë se vetura që ishte vjedhur në shtëpinë e ankuesi nga Rahoveci është gjetur e braktisur në qytetin e Mitrovicës.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Të njëjtës veturë i ishin vendosur targa të një tjetër veture të vjedhur në Komunën e Skenderajit.

Vetura, pas ekzaminimit nga ekspertët, i është kthyer pronarit.

Bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet, me qëllim të identifikimit të kryerësve të kësaj vepre penale.