Premium Store
KOSOVËLAJME

I riu kapet me 11 kg drogë, duke tentuar të ikë godet një polic me veturë

Gjatë patrullimit, Policia kufitare në Gjilan kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti me targa vendore, shkruan Mitropol.

Vetura me të vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej zyrtarëve policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Premium Store

Policia e Kosovës kanë arritur të ndalin veturën, në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar 11 kilogramë marihuanë.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar i cili gjendet në kërkim policor.

Active 1