
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka paralajmëruar të gjithë qytetarët dhe gastronomët që ligji kundër duhanit s’ka kthim prapa.
Ai tha se nëse sheh rezistencë për moszbatimin e këtij ligji, do të ketë masa të ashpra.
Ndërkaq deputeti Bekë Berisha ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke ndezur puro në hapësirë të mbyllur, shkruan ‘Mitropol’.
Si rrjedhojë ministri Peci ka reaguar përmes një video, ku ai konsideron të papranueshëm gjestin e deputetit.
Ai tha se veprimet e tilla të deputetëve, lënë të kuptohet se angazhimi politik tyre është të nxitet pandëgjueshmëria qytetare dhe të mos respektohet kushtetuta dhe ligjshmëria në Kosovë./Mitropol/
Për më shumë, ndiqni videon:
https://fb.watch/jNuphhGP1s/?mibextid=5Ufylb








