02LAJME

16 vjeçari që u therr sot në Mitrovicë, i nënshtrohet operimit

Fushata

Mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbeu në Mitrovicë një djalë 16 vjeçar është therrur me thikë nga një person tjetër poashtu i mitur, shkruan Mitropol.

16 vjeçari fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për tretman mjekësor, teksa më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Market Florenti

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka tënë për “Mitropol” se gjendja e 16 vjeçarit aktualisht është stabile dhe se ai po trajtohet nga shërbimi mjekësor emergjent.

“Mitropol” mëson nga burimet e veta se 16 vjeçari është duke iu nënshtruar një operimi.

”Mitropol” poashtu mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për A.H. Gazeta posedon identitetin e plotë të personit në fjalë mirëpo nuk po e publikon për arsye etike.

Përndryshe i dyshuari për kryerjen e therrjes së 16 vjeçarit, është arrestuar nga Policia e Kosovës.