Foto ilustrim
Jo fort të rralla janë rastet kur Policia e Kosovës parandalon rastet e kontrabandimit në pikat e ndryshme kufitare të vendit.
Kështu mbrëmë në fshatin Junakë të Zveçanit njësitet policore kanë vërejtur tri automjete që po tentonin të kontrabandonin, shkruan Mitropol.
“Dy nga to janë larguar, ndërsa një është arrit të ndalohet, mirëpo drejtuesi i saj është larguar në drejtim të pyllit.”, thuhet në raportin policor.
Në veturën që është ndaluar, janë gjetur produkte ushqimore.
Me vendim të prokurorit vetura me mall është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor.