Pellini
KOSOVËLAJME

Polici i Kosovës vdes gjatë kohës që ishte në detyrë në kufirin e Jarinjës

Një Polic i Kosovës është ndarë nga jeta sot gjatë kohës që po shërbente në detyrë në pikën kufitare në Jarinje, njofton Mitropol.

Kjo është konfirmuar për “Mitropol” edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

London

“Polici R.S u gjet pa shenja jete nga Policia e Kosovës reth orës 7 të mëngjesit. Me shumë mundësi është vdekje natyrore”, tha Elshani.

Ai tutje tha se nuk ka ndonjë dyshim për rrethana tjera të vdekjes dhe se trupi i policit është dërguar në IML për autopsi.

I ndjeri kishte shërbyer si pjesëtarë i NJSI-së së kufirit./Mitropol

Koha