Kryetari i nëndegës së Stanofcit të Poshtëm jep dorëheqje për shkak të Ferit Idrizit, në prag të zgjedhjeve lokale

Në një njoftim të papritur, Ali Rama, kryetar i nëndegës së Stanofcit të Poshtëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka njoftuar dorëheqjen e tij nga ky post. Në deklaratën e tij publike, Rama ka arsyetuar largimin me dëmet që sipas tij janë shkaktuar nga kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në lagjen e Prekazve, njofton Mitropol.
“Jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të nëndegës Stanofc i Poshtëm për shkak të dëmeve që ka shkaktuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në lagjen e Prekazve,” ka shkruar Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Ky zhvillim vjen në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku Ferit Idrizi synon të marrë një mandat tjetër si kryetar i qytetit të Vushtrrisë. Dorëheqja e Ramës mund të ketë ndikim të rëndësishëm në dinamikën e fushatës, duke reflektuar pakënaqësi brenda strukturave lokale të PDK-së./Mitropol/








