02LAJME

15 persona bëhen për Spital pas shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në Kçiq të Madh

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot rreth orës 16:30 në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës me ç’rast 15 persona të një familjeje kanë pësuar lëndime, mëson “Mitropol”.

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili tha se nga aksidenti pësuan 13 persona.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.”, tha ai.

Por, ndryshe nga Zahiti foli zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës e cila tha se në spital u trajtuan 15 persona.

Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

Burime të “Mitropol” brenda Emergjencës së Spitalit në Mitrovicë bëjnë me dije se dy nga 15 familjarët e lënduar kanë pësuar lëndime më serioze dhe janë në gjendje më të rëndë shëndetësore./Mitropol/