Aurora Group
02LAJME

Tentoi ta digjte me molotov marketin “QTA”në Mitrovicë, 30 ditë paraburgim për 26-vjeçarin

Gjykata ka vendosur masën e 30 ditëve paraburgim ndaj të dyshuarit Qlirim Begu, rreth 26-vjeçar, i cili akuzohet se tentoi të digjte një market në Mitrovicë me anë të një koktej molotovi.

Ngjarja kishte ndodhur më 18 gusht 2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, kur i dyshuari kishte goditur me një bllok betoni derën e marketit QTA, thyer xhamin dhe më pas kishte hedhur një shishe molotovi brenda. Fatmirësisht, një kalimtar lokalizoi zjarrin dhe njoftoi Policinë, duke shmangur pasojat më të rënda.

Premium Store

Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas veprimeve operative arritën të identifikojnë Begun si autor të dyshuar.

Ai ishte shpallur në kërkim dhe më 18 shtator 2025, sapo kishte ateruar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës nga Malmo, Suedi, u arrestua nga Policia.

Fillimisht, i dyshuari u mbajt në ndalim 48 orë, ndërsa më 19 shtator 2025, pas seancës dëgjimore, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim. Ai tashmë është dërguar në Qendrën e Paraburgimit./Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Koha