02KOSOVËLAJME

Policia konfirmon përleshjen në Mitrovicë për të cilën raportoi Mitropol, cilësohet si rast i “vrasjes në tentativë”

Përleshja mes tre personave, e raportuar fillimisht nga “Mitropol” më 19 nëntor 2024, tani është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe ky rast është i klasifikuar si “vrasje në tentativë.”

Roadside
Market Florenti

Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi në Mitrovicën e Jugut, rreth orës 21:20, kur dy persona të panjohur sulmuan fizikisht një tjetër person, duke e goditur me një mjet të fortë.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Viktima, që rezulton të jetë babai i ankuesit që njoftoi policinë, është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Fillimisht, “Mitropol” raportoi se pas përleshjes, dy nga të dyshuarit u larguan me vrap drejt korzës së qytetit, ndërsa hapësira e ngjarjes u rrethua nga policia. Një autoambulancë arriti menjëherë për të trajtuar viktimën, i cili u alivanos si pasojë e sulmit.

Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të dyshuarve./Mitropol/