Mehmetaj për thirrjen e Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria: Gabim, ky duhet me u thirr si kriminel
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili u thirr në cilësi të dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore.
Mehmetaj e ka bërë një krahasim mes vetes dhe Kurtit, duke thënë se varësisht nga pozita, trajtohen qytetarët.
Në fund, ai shkoi më tej, duke thënë se “Kurti duhet me u thirr si kriminel”.
“Për një ankesë të Dimal Bashkës, një prej idiotëve më spektakolar të pushtetit, më pati thirr Prokuroria si i paditur. Në anën tjetër, përmes Albin Kurtit është vjedhur në rezerva shtetërore, është vjedhur në ministri të Liburn Aliut, është vjedhur në KEK, është vjedhur në mijëra kontrata njëburimore, apo të negociuara, edhe ky thirret veç si dëshmitar. Qe çfarë shteti, varësisht pozitës të trajton edhe ligji. Gabim. Ky duhet me u thirr për atë që është, si kriminel pra”, shkroi Mehmetaj.