Premium Store
02LAJME

EKSKLUZIVE: Aksion i Policisë në Zubin Potok, bastisen dy lokacione

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kryer bastisje një objekt privat në qendër të Zubin Potokut e një tjetër në fshatin Varagë.

Lajmin për bastisjet e kryera e konfirmoi ekskluzivisht për “Mitropol” zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Aurora Group

Bëhet fjalë për shtëpitë e dy ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Zubin Potok dhe në Varagë.

“Nga bastisjet e kryera kemi konfiskuar pajisje të policisë si uniformë, jelek antiplumb, radiolidhje edhe një pushkë gjuetie”, bëri të ditur Elshani për Mitropol.

Bastisja siç u bë e ditur për “Mitropol” po kryhet mbi dyshimet për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës.

Një person është duke u intervistuar si i dyshuar nga ana e Policisë së Kosovës./Mitropol/

Premium Store