02KOSOVËLAJME

Një person i panjohur dyshohet se po ndjek gratë në veri deri në hyrje të shtëpive (VIDEO)

Fushata

Kryetari i partisë “Demokracia Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq ka pretenduar mbrëmë se një person i panjohur ndoqi një grua deri te apartamenti i saj. Pasi gruaja hyri në ndërtesën “Dielli 2”, sulmuesi hyri shpejt pas saj, përpara se dyert me kod të mbylleshin, transmeton “Mitropol”.

“Ai iu drejtua asaj në një serbisht të pasigurt dhe i kërkoi që të shkonte me të për kafe.”, pretendon Arsenijeviq.

Roadside

Ai thotë se gruaja e frikësua e injoroi dhe hyri në ashensor. Sulmuesi sipas tij tentoi të ndalonte ashensorin duke shtypur butonin, duke u përpjekur të hynte pas saj. Kur kjo nuk i funksionoi, ai vendosi të ngjitej nëpër shkallë për të realizuar qëllimin e tij. Fatmirësisht, sipas Arsenijeviq autori nuk ia doli në përpjekjen e tij.

“Sipas informacioneve që kemi, ky është rasti i tretë i regjistruar me të njëjtin autor, i cili ka vepruar në vende të ndryshme të lagjes.”, shkroi Arsenijeviq.

Ai u ka bërë thirrje organeve kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të marrin masa për të mbrojtur qytetarët dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve të tilla./Mitropol/

VIDEO