
Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Mitrovicës mbrëmjen e së premtes, ku një person i dyshuar është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kanosur gruan e tij, njofton “Mitropol”.
Ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur arrestimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet fillestare u kryen nën mbikëqyrjen e prokurorit të rastit.
Pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që burri i dyshuar të ndalohet për 48 orë.
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një ndër problemet më shqetësuese në shoqërinë kosovare, me shumë raste të raportuara që shpeshherë përfundojnë me pasoja të rënda për viktimat. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve vazhdojnë të kërkojnë veprime më të ashpra për të parandaluar dhe ndëshkuar këto raste.
Policia e Kosovës bën thirrje që çdo akt dhune të raportohen menjëherë, duke siguruar se të gjitha rastet trajtohen me seriozitet të plotë./Mitropol/