Bastiset Qendra për Punë Sociale, “kërcënonte” qytetarët duke i orientuar kë ta votojnë e falsifikonte dokumente

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit të sot ka zhvilluar një aksion bastisjeje në në veri të Mitrovicës.
Arsyeja e bastisjeve dyshohet të jenë kërcënimet nga Qendra për Punë Sociale ndaj disa qytetarëve një ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe falsifikimi i dokumenteve.
Kontrolli po kryhet me leje urdhër të Gjykatës, pasi një ditë para zgjedhjeve, disa zyrtarë të kësaj qendre dyshohen se i kanë kërcënuar disa qytetarë, duke iu treguar se kë të votojnë përmes telefonit por të njejtit edhe po falsifikojnë dokumente.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani e ka konfirmuar këtë për “Mitropol”.
“Me 08 shkurt 2025 një dite para zgjedhjeve Parlamentare ne Kosove, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar te Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) ne lidhje me veprën cenim i përcaktuesve te votuesve.
Ne fakt këta zyrtarë të qendrës për pune sociale e cila ishte ne strukture paralele/ilegale dyshohej se kane thirre qytetar te ndryshëm ne telefon dhe nen formën e kërcënimit i kane detyru apo udhezu se si te votojnë duke i kushtezu ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie te caktuar politike e cila ishte ne gare për zgjedhjet parlamentare ne Kosove.
Lidhur me punën tone hetimore ne e kemi njoftu Prokurorin Themelore ne Mitrovice nga te cilët kemi kerku qe te na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim te zbulimit te provave me te cilat do te vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti te kundërligjshëm e qe cilësohet si falsifikim i dokumenteve.
Prokuroria Themelore ne Mitrovice e ka aprovu kërkesën tone dhe e ka dergu mandej kërkesën e vet për urdhër te kontrollit ne Gjykate gjë te cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës”, ka potencuar ai.
Sipas Elshanit, deri tash janë kontrolluar 3 qendra dhe po vazhdon aksioni edhe në qendrën e katërt./Mitropol/