
Një therrje me thikë ka ndodhur sonte në lagjen “Evlia Qelebia” pranë shkollës fillore “Eqrem Qabej” në qendër të Mitrovicës, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.
Arsyeja e kësaj ngjarje siç mëson “Mitropol” dyshohet të ketë qenë hakmarrja.
Rasti për “Mitropol” u konfirmua nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin Mitrovicë-Jug.
”Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Evlia Qelebia”në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, behet e ditur se pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66 vjeçar.”, tha Zahiti për “Mitropol”.
Megjithatë, Policia nuk dha detaje për motivet e ngjarjes.
Ndryshe, pak më parë një rast i vrasjes ka ndodhur edhe në Vushtrri./Mitropol/







