KOSOVËLAJME

Spahiu: Kurti nuk e zbaton Asociacionin para se të ngritet flamuri i Kosovës në Beograd

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu vlerëson se njohje de jure mes Kosovës dhe Serbisë ka vetëm atëherë kur kreu i misionit kosovar do ia dorëzojë letrat kredenciale palës serbe.

Siç bën të ditur Spahiu, kjo do arrihet pas realizimit të marrëveshjes, në momentin kur hapet misioni i përhershëm në Beograd dhe anasjelltas.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Pas një kohe, nëse do të realizohet kjo marrëveshje, nëse do të hapet misioni i përhershëm në Beograd, dhe i Serbisë në Prishtinë, qita njerëz të njëjtë kanë me thanë po kjo është njohje de jure…nëse realizohet misioni, kreu i misionit të Kosovës t’i dorëzojë letrat kredenciale sipas Konventës së Vjenës, o Vuçiqit, o Daçiqit…ajo është njohje, kur të ja pranon agremanin, ajo është njohje de jure”, deklaroi ai në Tëvë 1.

Sipas profesorit Spahiu, kryeministri Albin Kurti do ta zbatojë Asociacionin “në momentin që flamuri i Kosovës do të ngritet në Beograd”.

“Më përpara bën tradhëti kombëtare…unë nuk e besoj që do ta bëjë këtë para se me u ngrit flamuri i Kosovës në Beograd”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, ai shtoi se nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e pranon Asociacionin, “do të thotë do të ketë luftë”