
Një ngjarje tragjike ku një djalë i ri, nxënës i shkollës së mesme u godit nga arma e zjarrit me ç’rast gjeti vdekjen, ndodhi sonte në Vushtrri, njofton “Mitropol”.
“Mitropol” mëson ekskluzivisht se personi i vrarë është Ardit Zymeri.
Ngjarja dyshohet se ka derivuar nga një ngjarje tjetër e disa ditëve më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë.
“Mitropol” ka arritur të mësoj edhe detaje mbi identitetin e personit që dyshohet se kreu vrasjen, por nuk do i publikoj deri në një konfirmim policor.
Mediumi tashmë ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të detajeve./Mitropol/








