Active 2
02KOSOVËLAJME

Po kontrabandonte migrantë nga Nepali, arrestohet një person në Veri

Më datë 8 prill 2025, rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një operacion në zonën e fshatit Jarinjë, që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për kontrabandim me migrantë, njofton Mitropol.

I dyshuari është ndaluar nga njësitë policore, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij janë hasur tre shtetas të huaj me origjinë nepaleze (dy meshkuj dhe një femër). Gjatë të njëjtit kontroll, në veturën e të dyshuarit është gjetur edhe një rrethatore për fishekë, që ngre dyshime për përfshirje në veprimtari të jashtëligjshme përtej vetëm kontrabandimit të migrantëve.

Active 1

Si provë materiale, policia ka sekuestruar rrethatoren si dhe një telefon celular që mund të shërbejë si dëshmi në procesin hetimor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa migrantët janë trajtuar nga Njësia Policore për Migrim dhe të Huaj, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandimit me migrantë dhe garanton se veprimet e tilla do të trajtohen me seriozitetin maksimal në përputhje me ligjet në fuqi./Mitropol/

Active 1