KFC
02KOSOVËLAJME

E tmerrshme në Mitrovicë: Djali narkoman ushtron dhunë ndaj babait të tij, përfundon në mbajtje

Një ngjarje shqetësuese e dhunës në familje është regjistruar në Mitrovicë më 17 prill 2025, rreth orës 10:00 të mëngjesit. Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij, njofton Mitropol.

TEB

Sipas deklaratës së viktimës, djali i tij është përdorues i substancave narkotike dhe shpeshherë ka shfaqur sjellje të dhunshme. Përkundër dhunës së ushtruar, viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Policia ka ndërhyrë pas marrjes së informatave për incidentin dhe ka vënë në pranga të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.

TEB

Ky rast ngre edhe një herë alarmin për problemet me dhunën në familje dhe përdorimin e narkotikëve në mesin e të rinjve, duke kërkuar vëmendje të shtuar institucionale dhe mbështetje për familjet që përballen me raste të tilla./Mitropol/

TEBTEB