Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Kanosje mes vëllezërve serbë në veri – njëri përfundon në mbajtje

Një konflikt familjar ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë në fshatin Dobrevë të Leposaviqit, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për kanosje ndaj vëllait të tij.

Sinjali mëson se dje rreth orës 16:30, një qytetar ka telefonuar Policinë për të raportuar se është kanosur nga vëllai i tij, me të cilin, sipas ankuesit, nuk ka pasur marrëdhënie të mira prej kohësh.

Active 1

Tensionet mes tyre kulmuan atë pasdite pas një fjalosjeje verbale.

Njësia patrulluese, bashkë me hetuesit rajonalë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ankuesi është udhëzuar të paraqitet në stacionin policor për të vazhduar procedurën, ndërsa policia ka arritur ta gjejë të dyshuarin Sladjan Nikoliq, 56-vjeçar dhe ta shoqërojë në stacion.

Pas intervistimit dhe konsultës me Prokurorin Kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active