Premium Store
02LAJME

Familjari sjell pacientin për trajtim – fyen rëndë dhe tenton të sulmojë fizikisht doktoreshën në Mitrovicë (EMRI)

Një incident shqetësues që ka ndodhur sot në Mitrovicën e Jugut, ku një person ka fyer, sharë dhe tentuar të sulmojë fizikisht një doktoreshë në emergjencën e shtëpisë së shëndetit.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, rasti është raportuar më 24 korrik 2025, në rrugën “Bislim Bajgora”, ku viktima është E.G rreth 28-vjeçare, doktoreshë me profesion, ndërsa i dyshuari është Naser Shabani rreth 54-vjeçar, i cili kishte sjellë një familjare për trajtim.

Dukato 1

Gjatë trajtimit, i dyshuari dyshohet se ka filluar të fyejë e shajë doktoreshën me fjalor banal, dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht, por ndërhyrja e stafit mjekësor dhe personelit tjetër e ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Policia është njoftuar menjëherë dhe i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në jug të Mitrovicës, ku është intervistuar nga Njësia e Hetimeve.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën: “Sulm ndaj personit zyrtar” – sipas legjislacionit penal në fuqi.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Weelnes