02LAJMESPORT

Peja ‘ia grabit’ Trepçës Larry Thomasin, ishte në bisedime me ekipin mitrovicas

Peja e ka konfirmuar sot rikthimin e Larry Thomas në skuadër.

Verdhezinjët kanë njoftuar se basketbollisti amerikan që mbrojti ngjyrat e klubit në edicionin e kaluar, do të rikthehet përsëri.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Po kthehet Kampioni n’shpi. Çfar lajmi i bukur miq, një ditë para ndeshjes historike me Niners Chemnitz, kemi arritur të zyrtarizojmë rikthimin e Larry Thomas. Larry do arrijë në Pejë gjatë muajit Nëntor, ndërsa ne shihemi nesër në Karagaç me fillim nga ora 19:00”, shkruan njoftimi i klubit pejan.AsistiOnline ka mësuar se edhe skuadra e Trepçës, sivjet ishte e interesuar për transferimin e Thomas dhe kishte pasur edhe bisedime me të.

Thomas te Peja ishte paraqitur në edicionin e kaluar në 16 ndeshje të Superligës së Kosovës me 12.8 pikë, 4.5 asiste e 4.3 kërcime.