Biznesmeni i njohur mitrovicas, Agron Zeneli, viziton Kadri Veselin e Hashim Thaçin në Hagë

Biznesmeni nga Mitrovica që operon në Gjermani, ka marrë rrugën për vendin ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së.
Ai në Hagë shkoi për ta takuar ish-kryetarin e parlamentit dhe PDK-së, Kadri Veselin.
Mirëpo, aty ai u takua edhe me ish-presidentin Hashim Thaçi si dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Zeneli njihet si mik i afërt i Kadri Veselit. Në kohën kur u hap fondi për ta ndihmuar mbrotjen e Veselit, ai dhuroi një shumë të konsiderueshme.
Kujtojmë që Agron Zeneli është biznesmen i njohur në Gjermani ku ka qindra të punësuar.









