
Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka vazhduar denoncimet e Serbisë. Së fundi, përmes një rasti konkret.
Ai ka thënë që policia serbe dhe BIA (shërbimi sekret informativ) kanë ndaluar e intervistuar dy zyrtarë policorë në kufi derisa po kalonin andej.
“Kjo është provë që veprimet ilegale të Serbisë po pengojnë lirinë e lëvizjes,” – ka thënë z. Vela.
Tutje ai ka shtuar që Serbia do të duhej të luftonte bashkë me Kosovën krimet ndër-kufitare, por “po e bën të kundërtën”.
Kujtojmë që Vela është prej zyrtarëve të lartë shtetëror më të zëshëm në denoncimin e veprimeve destruktive të Serbisë në Twitter.








