
Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA’ja dënon dhunën e papranueshme kundër trupave të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve, ndërsa u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime që të ulin menjëherë tensionet. Ai gjithashtu ka thënë se veprimet e panevojshme të Qeverisë Kurti që me forcë të vendoset në ndërtesat komunale ka përshkallëzuar tensione.
Përmes një deklarate, Blinken ka thënë SHBA dënon dhunën ndaj KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.







