Medi
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës mbyllë për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar persona dhe grupe personash në orët e pasditës kanë filluar të grumbullohen dhe të vendosin barrikada me automjete dhe mjete të rënda në rrugët në veri të vendit.

Qëllimi i tyre, sipas Policisë, është pengimi i veprimeve policore dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personit të dyshuar për përfshirje në vepra penale terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Active 1

Sipas Policisë janë bllokuar disa rrugë, përfshirë edhe rrugët nacionale të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke cenuar dhe pamundësuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Si masë paraprake të sigurisë, përderisa rrugët janë të bllokuara në drejtim të pikës kufitare Jarinjë, Policia e Kosovës të njëjtën e ka mbyllur përkohësisht për qarkullim, andaj qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Përveç kësaj për qarkullim është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak.

Si çdo herë Policia e Kosovës fton qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve apo provokimeve të mundshme nga persona apo grupe kriminale, por të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Dukato 1