Medi
KOSOVËLAJME

Bllokohet rruga kryesore në këtë qytet të Kosovës u shemb dheu

Rruga që lidh Prizrenin me Reçanin është bllokuar, për shkak të shembjes së dheut në këtë zonë.

“Ju njoftojmë se rreth orës 18:20 është pranuar informata se ka shembje masive të dheut dhe gurëve te tuneli i parë i rrugës Prizren-Reqan”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Dukato 1

Sipas kësaj komune në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës të cilët janë duke u marrë me rastin.

Po ashtu thuhet se rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër, andaj kërkojnë që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative për Prevallë dhe Brezovicë.

Koha