KOSOVËLAJME

Bora i bllokon brenda në shtëpi dy familje, reagojnë nga Policia e Kosovës

Pasditen e së dielës, policia kufitare ka pranuar një informacion nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës.

Patrulla kufitare, menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe  rrugës së bllokuar nga bora, pas disa orëve kanë arritur  në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre.

Premium Store

Në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët policia i ka falënderuar për bashkëpunimin.

Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë  dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë.

Nga Policia është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës.

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ”Perendimi” – Gjakovë,  është e përkushtuar që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit çdo herë dhe në çdo kohë ku e  kërkon nevoja./IndeksOnline/

Koha