
Gazetari Urall Boshnjaku i cili është edhe drejtues i portalit “Mitropol”, ka reaguar ndaj Faton Pecit për shpifjet e bëra lidhur me pretendimet se Boshnjaku si drejtues i medias është përfitues i 13 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Boshnjaku ka sqaruar se në thirrjen e komunës për projekt është aplikuar nga “Mitropol” si Organizatë Jo-Qeveritare, duke sqaruar plotësisht çështjen e projektit.
“Pas themelimit, kemi apliku ne disa thirrje per projekte vendore e nderkombetare. Nje nga to, edhe thirrja nga DKRS per projekte ne fushen e rinise. Thirrja ka qene publike dhe aty kane pasur mundesine te aplikojne te gjithe, edhe ne, si taksapagues e qytetare te ketij vendi.
Ne kemi kerku qe vlera totale e projektit te jete me e madhe se kaq, mirepo nga DKRS eshte aprovu vec per 13 mije euro. Kostoja fillestare e parapare per paga, e qe do ishin pagesa e vetme per punen qe do kryhej, ishte parapare qe per dy persona bashke, ne total ishte 3100€ e parapare per nje periudhe prej pese muajsh. Pra menaxheri i projektit, ne kete rast une, parashihej t’i merrte 420 euro per muaj, ne afat prej pese muajsh, dhe nje pozite e dyte, 200 euro ne muaj, per pese muaj poashtu. Megjithate, meqe projekti nuk ishte aprovuar ne buxhetin fillestar qe kishim kerkuar, ne kishim parapare qe edhe kete shume prej 3100€ ta zvogelonim, vetem e vetem qe projekti te realizohej, e qe mbi 10 mije eurot e mbetura, do shkonin ne realizimin e aktiviteteve te parapara
Por, cka ndodhi ne fund, ishte qe perkunder nenshkrimit te kontrates, fondet e parapara per realizimin e projektit, nuk u alokuan nga ana e Komunes se Mitrovices, dhe ne kishim parapare qe projektin ta realizonim ne afat prej pese muajsh, afat ky qe per shkak te kalimit te kohes se parapare nga ne per realizimin e projektit, me detyroi mua qe si udheheqes i kesaj OJQ-je, pardje, permes nje shkrese zyrtare, drejtuar DKRS-se, te kerkoj anulimin e projektit, rrjedhimisht alokimit te shumes prej 13 mije eurosh, kerkese kjo qe e pashe qe ishte protokoluar tek dje, fale dokumentit qe e kishte bashkangjitur Peci, te cilen per fat, kisha pas harruar ta skanoj, andaj flm Pecit qe ma siguroi pa ia kerkuar. PRA, NE NUK E KEMI MARRE ASNJEHERE KETE SHUME, ANDAJ S’KEMI SI T’I KTHEJME PARATE QE S’I KEMI MARRE!”, tha ai.
Tutje ai ka sqaruar se kjo nuk ka qenë hera e parë që ka aplikuar në mënyrë të rregullt e publike, për projekte me anë të së cilave ka kontribuar në dokumentimin e së kaluarës.
“Qe besa, nje nga projektet me impakt te jashtezakonshem publik qe e kam realizu si udheheqes i mediumit Mitropol, te regjistruar si biznes, e qe ka qene projekt i financuar nga BE, ka sherbyer per te hedh drite mbi kontributin masiv te grave te ketij qytetit tone, gjate viteve 80-90, qytet ky, ku une jetoj e veproj.”, u shpreh ai.
Tutje Boshnjaku ka treguar se llogaria e tij në rrjetin social facebook është sulmuar mbrëmë, duke u mbyllur përkohësisht.
“Ky reagim do publikohej mbreme, por nuk arriti te publikohej meqe ushtria hibride e VV-se, me direktive nga lart, ma raportuan profilin dhe profili m’u mbyll per pak kohe deri sa u rikthye, kjo sepse keta tentojne t’i heshtin zerat qe s’iu shkojne per shtati.”, tha Boshnjaku.







