Medi
02KOSOVËLAJME

Boshnjaku: Policët janë maltretuar në veri, Policia është keqpërdorur

Urall Boshnjaku, gazetar në mediumin “Mitropol”, ka thënë se policët e Kosovës janë maltretuar në veri duke punuar me orare të gjata e duke udhëtuar nga qytete të tjera të Kosovës.

Ai ka thënë se është një mospërputhje kur në tubime politike thuhet se veriu është i sigurt e policët në veri detyrohen të mbajnë një orar 12-orësh.

Medi

“Qeveria 4 vjet e ka pasur armën më të fortë veriun. Është keqpërdorur disi Policia e Kosovës. Policët e Kosovës janë maltretuar me detyrën në veri…Kemi policë që detyrohen të udhëtojnë nga qytete anekënd Kosovës që të vijnë e të mbajnë një orar 12-orësh për shkak se situata e sigurisë vlerësohet të jetë në rrezik. Nëse në terren vlerësojmë se situata e sigurisë është në rrezik, e në bina ku dalin partitë politike thonë se veriu është i sigurt, atëherë kemi një mospërputhje. Pra, nëse në terren detyrohesh që policët t’i mbashë për 12 orë dhe t’i sjellësh nga qytete tjera për të operuar në Mitrovicë të Veriut, atëherë diku kemi huqur. Nëse thuash se veriu është i sigurt atëherë duhet të tregosh si është. Duke i matretuar policët, duke i bërë jonfuksionalë? Është absolutisht matretim për fat të keq”, tha Boshnjaku në “Zgjedhjet në KOHË” në KTV.

Ai ka thënë se një polic s’mund të jetë efikas nëse punon 12 orë, pasi udhëton 2-3 orë nga një qytet tjetër.

“S’kemi të bëjmë me robotë”, tha Boshnjaku.

VIDEO

Koha