Market Florenti
02

Brahimi e Feka reagojnë për shpifjet e faqes propaganduese të VV-së e Pecit

Faqja propaganduese e VV-së e hapur rishtazi në Mitrovicë, pa adresë, ka vazhduar propagandën se brenda PDK-së ka mospajtime e lidhur me ndarjen e posteve të nënkryetarit dhe drejtorive me partnerët e koalicionit.

Ata kanë përmendur disa emra, dy prej të cilëve kanë reaguar direkt karshi këtyre shpifjeve.

Aurora Group

Drejtori Valon Brahimi ka thënë se nuk ka pasur kurrë në jetën politike mik më të mirë e më besnik sesa Arian Tahirin dhe se punojnë me përkushtim e me vullnet të plotë për fitoren e madhe që po vjen.

“Kryetar Arian, ashtu si në të kaluarën – edhe sot e çdo ditë – unë dhe kolegët që padrejtësisht jemi përmendur nga portali i krimit, jemi fuqishëm në krahun tënd.”, shkroi ai.

Një reagim erdhi edhe nga drejtori Elvis Feka. Ai tha se forca e vazhdimësisë dhe zhvillimit në Mitrovicë ka emrin Arian Tahiri

“Me energji, vizion dhe dashuri për Mitrovicën, Arian Tahiri është garanca që rruga e zhvillimit nuk ndalet këtu. Unë besoj te Arian Tahiri! 🌟”, shkroi ai.

Nesër, Arian Tahiri do përballet me Faton Pecin në garën e balotazhit.

Koha