TEB
KOSOVËLAJME

Broja: Penalltia e humbur i ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari

Sulmuesi i kombëtarës shqiptare, Armando Broja, për humbjen e penalltisë nga Rey Manaj, të shtunën në ndeshjen Shqipëri-Serbi,  tha se humbja e penalltisë i ndodhë kujtdo, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Ai, për mediat, tha se Shqipëria luajti më mirë se Serbia në ndeshjen e mbrëmshme.

TEB

“Serbia është një ekip i vështirë, por mendoj se ne luajtëm më mirë. Patëm disa raste për të shënuar dhe normalisht je i mërzitur kur nuk arrin të konkretizosh. Nuk besoj se ata bënë diçka më shumë se ne.”, tha Broja.

Broja tha se penalltinë e humbasin edhe Ronaldo e Messi.

“Penalltia e humbur i ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari. Kështu është futbolli.”, u shpreh ylli i Chelseat.

Broja tha se ekipi shqiptar është i mërzitur, sepse, sipas tij, ata meritonin më shumë.

“I gjithë ekipi është i mërzitur sepse e ndjejmë se meritonim më shumë. Na mungoi vetëm goli. Kemi një grup super, me çuna super, lojtarë shumë të mirë. Jemi bërë edhe më shumë bashkë si ekip”, foli Armando Broja.

Shqipëria pas barazimit pa gola ndaj Serbisë të shtunën, renditet e dyta në grupin K, pas Anglisë, me katër pikë të grumbulluara.

TEB