Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Burim Ramadani: Policët po paguajnë nga xhepi për riparimin e veturave zyrtare, Qeveria Kurti dhe MPB nën kritika

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke e cilësuar si skandaloze gjendjen në të cilën ndodhet Policia e Kosovës.

Sipas Ramadanit, një veturë inteligjente e Policisë së Kosovës, me targa 01-301-PZ, është prishur, ndërsa riparimi i saj po financohet nga vetë policët, të cilët, siç pretendon ai, po paguajnë nga paga e tyre për ta kthyer automjetin në funksion.

Aurora Group

Ai thekson se Policia e Kosovës po përballet me mungesë të veturave funksionale të trafikut dhe me mungesë të një sistemi efikas për mirëmbajtjen e tyre, duke bërë që barrën financiare ta mbajnë vetë zyrtarët policorë.

“Policët, me pagat që kanë, në vend që t’i shpenzojnë të ardhurat për familjet e tyre, detyrohen të paguajnë për riparimin e veturave zyrtare, në mënyrë që të mund ta kryejnë punën e tyre”, ka shkruar Ramadani.

Ai e ka cilësuar situatën si alarmante dhe ka përmendur edhe gjetjet e raportit të Auditorit të Përgjithshëm, duke pretenduar se Ministria e Punëve të Brendshme po keqmenaxhon fondet publike.

Në fund të reagimit të tij, Ramadani i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë lidhur me këto pretendime.

Premium Store