Premium Store
02LAJME

Buron Ademi merr mbështetjen e deputetes, Fjolla Ujkani

 

Kandidati për Asamble Komunale në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Buron Ademi sot është takuar me deputeten Fjolla Ujkani nga e cila edhe ka marrë mbështetje, shkruan Mitropol.

Weelnes

Ujkani ka thënë se Buron Ademi nuk është vetëm një artist i dalluar, por edhe një qytetar i afërt me njerëzit e Vushtrrisë, që punon me zemër për të sjellë energji dhe frymëzim në çdo hap.

Postimi i plotë:

Buron Ademi, një artist i pasionuar dhe i përkushtuar, i cili ka sjellë muzikën e Kosovës në skena ndërkombëtare.

Buroni është i lindur dhe rritur me muzikën, ka kryer shkollën fillore dhe të mesme të muzikës dhe më pas është absolvent në Fakultetin e Arteve, dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës.

Ai është pjesë e Operës së Kosovës dhe aktiv në Filharmoninë e Kosovës, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e kulturës dhe artit tonë. Përveç performancave lokale, Buroni ka përfaqësuar Kosovën në gara evropiane dhe botërore për kore, duke dëshmuar talentin dhe profesionalizmin e tij.

Buron Ademi nuk është vetëm një artist i dalluar, por edhe një qytetar i afërt me njerëzit e Vushtrrisë, që punon me zemër për të sjellë energji dhe frymëzim në çdo hap. Me të në ekipin tonë, kultura, arti dhe qytetaria bëhen pjesë e ndryshimit që po kërkojmë për Vushtrrinë.

Buron Ademi 29 ✅

Dukato 1