Medi
KOSOVËLAJME

Burrë e grua i rrahin policët brenda stacionit policor

Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate ka shoqëruar ne stacionin policor në Fushë Kosovë dy persona të dyshuar për një rast të dëmtimit të një prone. Dy të dyshuarit siç merr vesh Sinjalit kanë pasur sjellje arrogante gjatë gjithë kohës sa po shoqëroheshin në stacion, por edhe brenda hapësirave të objektit të Policisë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se fillimisht me urdhër të prokurorit të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt, por këtu nuk mbaroi gjithçka.

Aurora Group

Derisa të dyshuarit, grua dhe burrë po largoheshin nga stacioni, e dyshuara e ka goditur xhamin e një zyreje, duke e thyer. Në “ndihmë” asaj i doli edhe i dyshuari tjetër, me të cilin i sulmuan dy zyrtarë policorë në korridorin e stacionit.

Policia menjëherë ka arrestuar të dyshuarit, të cilëve më vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti ndaj tyre është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Weelnes