Active 2
02LAJME

Burri e vjehrri rrahin nusen në Vushtrri

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Gjatë ditës së djeshme në Vushtrri një grua ka raportuar dhunën që ka përjetuar në familje, njofton Mitropol.

Weelnes

Viktima ishte sulmuar fizikisht jo vetëm nga bashkëshorti i saj, por edhe nga vjehrri.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.

Viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata.

Përndryshe, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë raportuar 5 raste të dhunës në familje./Mitropol/

Active