
Një person dje është gjetur i vdekur në malin e fshatit Rezallë të Skenderajt, shkruan Mitropol.
Siç raporton Policia ai ka vdekur gjatë përpjekjes për ta shuar një zjarr që kishte kapluar malin (pronë) e tij.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, si dhe trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.








