
Një nga çështjet më shqetësuese në vendin tonë janë rastet e dhunës në familje, dhe ato vetëm sa vijnë e shtohen.
Kështu dje një grua në Mitrovicë e ka raportuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, shkruan Mitropol.
I dyshuari është ndaluar nga policia, dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Viktima së bashku me fëmijët me pëlqimin e saj ka shkuar te familja e saj.







