
Kullës së Isa Boletinit në fshatin Boletin do t’i shtohet edhe busti i vetë heroit kombëtar.
Isa Boletini do të kalitet në bronz dhe do të vendoset së shpejti afër kullës, shkruan Mitropol.

Këtë lajm e ka dhënë drejtori i Kulturës në Mitrovicë, Tafil Peci.
Peci i cili me profesion është piktor dhe i takon fushës së artit është poashtu kushëri i heroit kombëtar.

Vite më parë në kullën e heroit u rivarrosën edhe eshtrat e tij të cilat ruheshin në oborrin e hoxhës së ndjerë mitrovicas, Asllan ef. Muratit./Mitropol/








